72 mungesa prej dëmtimeve, Hazard: Duroni, nuk kam mbaruar akoma

01/06/2022 12:38

Eden Hazard ka pësuar dëmtime të shumta që prej kohës që u transferua te Real Madrid. Belgu nuk i ka justifikuar 115 milionë eurot që kampionët e Europës dhe Spanjës shpenzuan për kartonin e tij në verën e vitit 2019.

Shumë është folur për një rikthim të 31-vjeçarit në Premier League, por mesfushori ofensiv ka lënë pas krahëve problemet në gju dhe shpreson të rikthehet në formën e tij më të mirë sezonin e ardhshëm.

Në një prononcim për Marca, Hazard, i cili fitoi titullin, Superkupën e Spanjës dhe Champions League këtë sezon me skuadrën e Carlo Ancelottit, deklaroi: “Nuk kam më probleme me gjurin, gjithçka është në rregull.

Duhet të bëj një përgatitje të mirë fizike dhe mentale për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Dua të tregoj se nuk kam mbaruar, se kam akoma shumë për të dhënë.

E di që mund ta bëj. Gjithçka që kam nevojë është të luaj, shpresoj të kem shanset e mia sezonin e ardhshëm. Vetëm kështu do të shohim sërish Eden Hazard e vërtetë.

Kurrë nuk kam dashur të largohem nga Reali, sepse e di që mund të jap kontributin tim për klubin. Deri tani nuk kam qenë në gjendje të jap më të mirën time në fushë, klubi e di këtë”, deklaroi Hazard, autor i një goli dhe dy asisteve në sezonin që sapo përfundoi.

Në total, Eden Hazard ka humbur rreth 72 ndeshje në të gjitha garat me “Los Blancos” që nga fillimi i sezonit 2019/20, me vetëm 48 paraqitje në La Liga./ SUPER SPORT

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA