Presidenti në dorë të maxhorancës, Alibeaj: Rama bëri atë që bën gjithmonë! Morëm pjesë që të mos vijonim me historinë e bojkotit

30/05/2022 10:57

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat pas djegies së raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit tha se opozita e bëri detyrën e saj, ndërsa maxhoranca jo.

“Detyra e secilës nga palët është të marrë pjesë. Këtë bëmë ne morëm pjesë, konsumuam rregullat e lojës. Për të qenë tek presidenti neutral . U bë ajo që bën gjithmonë të tërhiqet. Në këtë proces është e qartë se për shkak të ndryshimeve. Për këdo është e qartë, ajo çfarë Rama ka bërë gjithmonë, e bëri edhe kësaj radhe, humbëm një rast për t’i dhënë shqiptarëve një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve. Të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës, ishte maxhoranca që nuk mori pjesë, ne morëm pjesë, ne ofruam rregulla, kërkuam dakordësi, ecëm me kandidaturat”, tha Alibeaj.

Alibeaj ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se në krye të shtetit nuk duhet një president tangoje, por i të gjithë shqiptarëve.

“Nuk është president tangoje, por i të gjithë shqiptarëve,  ne bëmë pjesën tonë, pala tjetër është ajo që s bëri, deri në tre raunde ra dakord, raundi i katërt nuk ka kuptim, ne kishim në dorë presidentin, ai meriton seriozitet në proces, a e dinit ju që në fillim që do të mund ta hanin fjalën? Po edhe e dija, e di përse morëm pjesë? Për të mos vijuar me historinë e bojkotit, e dimë që janë hajdutë. Edhe detyrimin ndaj shqiptarëve e kryem në nivelin më të moralshëm. Ne e dimë që jemi në opozitë, dimë që kjo maxhorancë i ka vjedhur votat siç tregon DASH, ODHIR, por s’do të themi që këta vjedhin votat dhe ne nuk do të marrim pjesë, ne do të bëjmë detyrën tonë ndaj shqiptarëve”, shtoi ai.

Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit.

Ndryshe nga tre raundet e para që kërkonin 84 vota, ky i katërti sipas Kushtetutës, e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë 71 vota që maxhoranca i ka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA