Deklaratat e ministrit grek Dendias për çështjen e detit, reagon presidenti Meta: Nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare…

30/05/2022 17:51

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Ministri i Punëve të Jashtmen të Greqisë, Nokos Dendias, lidhur me zgjidhjen e çështjes së detit.

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se në rolin e presidentit ai i ka kërkuar tre herë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që t’i udhëheqë ai negociatat, por nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për autorizimin nga ana e kreut të qeverisë.

Dua të sqaroj se Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, zoti Bushati, paraqiti kërkesën për nisjen e procesit të negociatave me Greqinë për zonat e tyre detare. Pas paraqitjes së informacioneve shtesë, presidenti autorizoi ministrin që sipas kritereve të lëshojë fuqinë për negociatorëve. Qëllimi ishte saktësia e vijës delimituese. Grupi negociator është pajisur me autorizim për kufizimin e zonave detare. Sipas autorizimimit, vetëm grupi negociator është mandatuar për të negociuar me palën greke. Në periudhën Prill-Qershor 2018 janë zhvilluar tre negociate. Presidenti është vënë në dijeni për disa shqetësime serioze. Mes presidentit dhe kryeministrit është realizuar një takim ku u dakordësua që kryeministri t’i udhëhiqte negociatat me shtetin grek. Kur kryeministri nuk po merrte asnjë vendim, me shkresë, rikërkoi ndërhyrje për përshpejtim. Sërish nga kryeministri nuk pati asnjë reagim. Në mungesë të reagimit, presidenti përmes një shkrese i rikërkoi sërish ndërhyrjen e tij, duke marrë drejtimin e këtij procesi. Sërish nuk pati asnjë reagim. Nga kryeministri i cili mbajti njësoheshit rolin e ministrit, nuk është përcjellë asnjë info mbi ecurinë e këtij procesi“, tha Meta.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një intervistë për mediet greke, pak pasi u kthye nga Tirana tregoi se zgjidhja e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë për Athinën do të marrë rrugë vetëm pasi nga Presidenca të largohet Ilir Meta.

“Kemi rënë dakord të shkojmë në Hagë për çështjen e detit për të vendosur dhe zbatuar të drejtën ndërkombëtare. Por kjo nuk është bërë ende pasi presidenti aktual nuk i jep autorizimin e nevojshëm kryeministrit dhe Presidenti tjetër do të zgjidhet gjatë dy tre muajve të ardhshëm, pra të gjitha këto do të zbatohen”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA