Rikthim nga Siria/ Kurdët dorëzuan 4 gra dhe 9 fëmijë shqiptarë që mbaheshin në kamp

27/05/2022 19:35

Për shqiptarët që iu bashkuan ISIS e mbetën në kampet e Sirisë tani ka një shpresë më shumë për riatdhesim.

Këtë të premte në Siri është nënshkruar një marrëveshje mes rajonit autonom të kurdëve në Siri dhe Republikës së Shqipërisë falë të cilës 4 gra dhe 9 fëmijë të familjeve që iu bashkuan organizatës terroriste ISIS iu dorëzuan autoriteteve shqiptare.

‘Top Channel” ka siguruar pamje exlusive të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e cila firmoset për herë të parë me autoritetet kurde. Gratë dhe fëmijë ishin në kampe të ndryshme dhe u shpëtuan në një operacion që zgjati 10 ditë.

Operacioni është ndërmarrë në bashkëpunim me shërbimet amerikane në bashkëpunim me ato kurde. Gjatë mëngjesit të sotëm drejtori i antiterrorist Alban dautaj së bashku me dy kolegë morën në dorëzim shqiptarët të cilët në vijim ata do të mbërrijnë në shqipëri. Top Channel ka kontaktuar me delegacionin shqiptar ku mësoi se të gjithë të riatdhesuarit gëzojnë shëndet të plotë dhe për arsye sigurie nuk mund të bëhet i ditur identiteti i tyre.

Në gusht të një viti më parë në një operacion të ngjashëm nga siria me ndihmën e konsullit të përgjithshëm shqiptarë në Liban  u riatdhesuan 14 fëmijë 6 prej të cilëve të lindur në Siri dhe 5 gra shqiptare. Mes të riatdhesuarve ishte dhe Endri Dumani i cili u cua nga i ati në 2014 në Siri e më pas jetoi 6 vite në kampin Al Hol.

Mes shqiptarëve të mbetur në kampet në Siri është e motra e Endrit, Eva Dumani e cila as në këtë operacion të fundit nuk mundi të riatdhesohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA