Ka përfunduar sezoni dhe e ardhmja e Ousmane Dembélé mbetet e pazgjidhur. Pavarësisht se futbollisti prej kohësh po negocion rinovimin e kontratës me Barcelonën, deri më sot nuk ka ende një marrëveshje dhe palët qëndrojnë të distancuara.
“E ardhmja e Ousmane Dembélésë mbetet e hapur. Ne jemi mbajtur një qëndrim të respektueshëm për të gjitha klubet dhe do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë për sa kohë që procesi të vazhdojë. Kur të jetë koha e duhur për të marrë një vendim, Ousmane do ta bëjë, duke zgjedhur opsionin më të mirë për të ardhmen”.
Klubi i Barcelonës e ka shumë të vështirë të përmirësojë ofertën e tij pasi nuk ia lejon kufiri I pagave. Sot për sot, është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje.
Dy nga skuadrat që janë interesuara për sulmuesin janë PSG-ja dhe Bayerni. Megjithatë, “Le Parisien” raportoi këtë të enjte se klubi francez nuk ka më interes pas Largimit të Leonardos si drejtor sportiv./ SuperSport
Top Channel