Fshatari peruan padit gjigantin energjitik gjerman për shkrirjen e akullnajave në Ande (fotot)

27/05/2022 19:51

Një fermer peruan shpreson që padia e tij kundër gjigandit energjitik gjerman RWE të shpëtojë shtëpinë e tij në Ande, dhe të ndalojë shkrirjen e akullnajave nga emetimet e kompanisë minerare.

Gjykatës dhe ekspertë gjermane kanë vizituar tashmë lagunën Palcacocha dhe akullnajat rrethuese kësaj jave, për të llogaritur efektet në rastin e paprecedentë.

Paditësi Saúl Luciano Liuia, i cili jeton në male pranë Huaraz, akuzon RWE se po shkakton shkrirje të akullnajave prej emetimeve të gazeve me efekt serë.

Çështja e tij u refuzua në shkallën e parë të gjykatës gjermane të Essen.

Por ekspertët e ardhur thanë se do të llogarisin rrezikun që paraqitet për komunitetin në Huaraz, qyteti verior me 120,000, rreth tetë orë me makinë larg kryeqytetit Lima.

“Ne duam që RWE të marrë përgjegjësinë për demet mjedisore. Ata kanë ndotur botën në shumë vende dhe me këtë padi ne duam të ketë një ndryshim”, thotë peruani 41 vjeçar.

Një qëndrimi ngjashëm mbahet dhe nga avokatja Roda Verheyen, e grupit OJQ mjedisor Germanwatch, që mbështet padinë e ngritur.

RWE operon në 27 vende të botës duke përfshirë Kilin e Brazilin me centrale energjitike dhe nxjerrje mineralesh, por është hera e parë që vendoset në Peru.

Përfaqësuesi i saj Guido Steffen tha për rrjetin AFP se pretendimi “u refuzua në shkallën e parë dhe do të refuzohet edhe në apel”.

 

FOTO GALERI
1/12
Një fermer peruan shpreson që padia e tij kundër gjigandit energjitik gjerman RWE të shpëtojë shtëpinë e tij në Ande, dhe të ndalojë shkrirjen e akullnajave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA