Lojtarët e Romës janë treguar të papërmbajtshëm pas fitores ndaj Feyenoord mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Teksa Mourinho po u përgjigjej pyetjeve në konferencën për shyp në Tiranë pas fitores 1-0 ndaj Feyenoord, ai u zhyt në shampanjë nga lojtarët Gianluca Mancini , Nicola Zaleëski , Leonardo Spinazzola dheLorenzo Pellegrini .
Ata “rrëmbyen” trajnerin e tyre dhe e morën për të vazhduar festimet.
Trajneri Jose Mourinho e quajti një arritje historike fitoren duke u bërë trajneri i dytë që fiton pesë tituj të mëdhenj evropianë, pas Giovanni Trapattoni, ndërsa skuadra e tij AS Roma fitoi Ligën e Konferencës së Evropës.
The celebrations don’t stop, not even in the press conference… 🤣@ASRomaEN | #UECLfinal pic.twitter.com/Imh3UeQ2Zy
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 25, 2022
Skuadra fituese është gdhendur në trofeun e UECL.
🏆The first winners to be engraved on the UECL trophy = Roma 👏👏👏#UECLfinal pic.twitter.com/d3zYNvrsD4
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 25, 2022
Top Channel