Një autobus është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Novoselë në autostradën Fier –Vlorë, teksa kishte shkuar të marrë punonjësit e një fasonerie nga Cakrani.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike . Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autobusi është shkrumbuar plotësisht.

Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz“, njofton policia.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA