“Të mos çështje që nuk janë ekzistuese sepse…”, Dendias në Tiranë: Do punojmë për të hequr ligjin e luftës

23/05/2022 12:41

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologen Xhaçka në Tiranë, ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias tha se zgjidhja e çështjes së detit në Hagë është shembull i mirëkuptimin mes dy vendeve.

Ndër të tjera Dendias shpreh mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë fjalimit të tij, Dendias përmendi për herë të parë heqjen e relikes anakronike të ligjit të luftës mes dy vendeve.

“Tirana është stacioni i parë i turit tim në Ballkan. Këtu ne kemi ekzaminuar të gjitha raportet dypalëshe por edhe prespektivën europiane të shqipërisë dhe do të kemi dhe një takim me kryeministrin Rama ku do të flasim për këtë çështje. Jam i lumtur që jam këtu dhe do të njoftoj me Ramën vendimin për përcjelljen e çështjes detare në Hagë.

Të dyja vendet dëshirojmë të zgjidhim diferencat tona. Kjo është mënyra e duhur dhe e saktë për të zgjidhur divergjencat tona. Ky është një mesazh për të gjithë vendet e tjera. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Dua të jem i çiltër, ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike. Ne konsiderojmë se minoriteti grek. Do doja të thoja se kisha gëzim të takoja anëtarë të komunitetit grek në Himarë dhe kryepeshkopin e  Tiranës dhe Durrësit.” u shpreh Dendias, ndersa e konsideroi ‘çështje që nuk ekziston’, ajo e pronave te çameve në Greqi. Ndër të tjera ministri i jashtëm grek tha se do të bashkëpunojnë për heqjen e ligjit të luftës.

“Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Ligji i luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe do të bashkëpunojmë këtu. Sigurisht dua të je mi çiltër, ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ato do i diskutojnë. Duhet të mos krijojmë cështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na cojë në pasoja të shumëfishta, ku Greqia do të vendosë më pas cështje të tjera që kanë të bëjnë me intinerarin tuaj në Evropë. Do të diskutojmë çështjen e minoritetit grek dhe komunitetit shqiptar në Greqi.  

Ne iu referuam tregtisë dypalëshe dhe ekonomisë se si të thellojmë marrëdhëniet tona.  Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave, jemi të predispozuar të ofrojmë ndihmë teknike për nisjen e negociatave. Kujdesi që ne kemi për Ukrainën i tregon këtyre forcave që të destabilizojnë rajonin e gjerë. Ju falenderoj ngrohtësisht për mikëpritjen tuaj këtu.” u shpreh Dendias.

Top Channel