Gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Pogradecit, ishte larguar nga banesa që në muajin shkurt

22/05/2022 12:37

 Një grua është gjetur e mbytur këtë të diel në Liqenin e Pogradecit.

H.Q, 71 vjeç është gjetur e mbytur në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec.

Mësohet se ajo banonte në Korç dhe ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel