Dita e jetimëve, Bashkia e Tiranës i jep medaljen e mirënjohjes Ilir Çumanit

20/05/2022 15:15

Në 20 majin e 20 viteve më parë Ilir Cumani sëbashku me Kryetarin e atëhershëm të Akademisë së Shkencave, Ylli Popën, hodhën propozimin për të shpallur 20 majin si Dita Kombëtare e Jetimëve.

Një ditë kujtese që na apelon të gjithëve për të reflektuar, për të qenë më njerëzor dhe më të drejtë.

Në këtë ditë Bashkia e Tiranës i dha medaljen e lartë të mirënjohjes Ilir Çumanit, drejtor i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.

Mirënjohje morën edhe Perikli Culi, Ema Qazimi, Tefta Cami, Kolec Traboini, Shyqyri Sako, Lëkë Sokoli, Mimika Luca, Bujar Asqeriu, Bejkush Birce. Të gjithë kishin një kujtim nga fëmijëria e tyre, si personalitete të rritur jetim.

Top Channel