Dhuna në familje/ Në Elbasan çdo ditë dokumentohen dy raste

20/05/2022 12:14

Çdo ditë policia e Elbasanit referon mesatarisht dy raste dhune në familje. Shifrat po rriten në mënyrë të frikshme, por dhuna tashmë përveç rasteve midis bashkëshortëve, po prek edhe prindërit. 

Duke mos përjashtuar faktorët ekonomikë e socialë, duket se shkaku kryesor tashmë është humbja e vlerave dhe përgjegjësive të familjes. Institucioni më i rëndësishëm i një shoqërie ka marrë krisje të thellë.

847 gra morën ndihmë ligjore apo psikologjike në vitin 2021 ndërsa në polici u regjistruan 112 raste dhune dhe 175 kërkesë padi. Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 60 kërkesë padi.

 

Top Channel