Qyteti kinez i Shangait ka rihapur katër nga 20 linjat e saj të metrosë, teksa qyteti po lehtëson masat kundër koronavirusit, të cilat i kanë detyruar banorët e këtij qyteti të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për më shumë se gjashtë javë.

Shangai po ashtu ka rinisur operimin e 273 linjave të autobusëve, tha Yu Fulin, drejtor i Komisionit të Transportit të Shangait.

Izolimi në Shangai, qyteti më i madh i Kinës, erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus. Kina ka aplikuar masa të ashpra kundër koronavirusit.

Shpërthimi i COVID-19 së fundmi ka marrë jetën e 580 banorëve, që është shpërthimi më i keq i koronaviursit, pas shpërthimit të parë në Vuhan, në fund të 2019-s.

Edhe pse numri i rasteve të reja po rritet, autoritetet kanë nisur që të lehtësojnë masat ngadalë, teksa po tentojnë që virusi të mos përhapet përtej zonave të futura në izolim.

Shangai, qytet i 25 milionë banorëve, regjistroi afër 700 raste të reja të enjten, nga pothuajse 1,000 sa u regjistruan në mbarë Kinën.

Autoritetet në Pekin kanë raportuar për 55 raste të reja. Në këtë qytet janë mbyllur disa stacione të metrove dhe janë ndërprerë disa linja të autobusëve. Po ashtu, në Pekin restorantet janë të mbyllura dhe banorët janë udhëzuar që të punojnë nga shtëpia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA