Kreu i SPAK, Arben Kraja në një konferencë për mediat tha se këto grupe kriminale karakterizohen nga dhunë e egër me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.
Sipas tij, pjesëtarët e grupeve kriminale paguajnë shuma të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve me një organizim të një shkalle të lartë.
“Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga vendimet kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit, hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët i konsideronin si kundërshtarë. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore”, theksoi Kraja.
Top Channel