Zëdhënësi i Kremlinit: Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës nuk po përparojnë, ka gjasa të mos rifillojnë pas “kapitullimit” të ushtrisë ukrainase nga fabrika e çelikut

18/05/2022 16:11

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, njoftoi ditën e sotme se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk po përparojnë dhe me shumë gjasa nuk do të rifillojnë pas “kapitullimit” të ushtrisë ukrainase nga fabrika e çelikut Azovstal.

tha se nuk kishte asnjë dyshim që luftëtarët që u larguan nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit ishin dorëzuar.

“Negociatat nuk po përparojnë vërtet. Ne shohim një mungesë të plotë dëshire midis negociatorëve ukrainas për të vazhduar këtë proces. Përkufizimi është i paqartë: ushtarët që u strehuan në territorin e Azovstal, po hedhin armët dhe po dorëzohen “ tha ai

Autoritetet ukrainase kanë thënë se luftëtarët mund të shkëmbehen me të burgosur rusë, por asnjë detaj i ndonjë marrëveshjeje mes dy palëve nuk është bërë publik. Luftëtarët janë dërguar në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA