Transport i emigrantëve të paligjshëm, në pranga 27-vjeçari nga Pakistani

18/05/2022 14:28

Policia në Gjirokastër dhe FRONTEX kanë finalizuar një tjetër operacion “ROAD GUARD 19”.  

Në afërsi të fshatit Glinë, u kapën në flagrancë gjashtë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA.

Rezultoi se shtetasi M. W. 27 vjeç nga Pakistani i ka ndihmuar këta që të kalojnë kufirin nga Greqia për në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.

27-vjeçari u prangos si dhe iu sekuestrua një aparat celular. Po hetohet nëse i ndaluari e kryente këtë aktivitet rregullisht ndërsa dyshohet se ka pasur edhe bashkëpunëtorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA