Vapa përfshin Europën/ 150 milionë banorë jetojnë nën ndikimin e të nxehtit ekstrem, mbi 1.300 viktima 29/06 12:04
Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në Parkun e Hyrjes së Shkodrës.
Kreu i qeverisë thekson se projekti po transformon një zonë që dikur ishte e zaptuar nga ndërtime pa leje në një hapësirë moderne, duke e cilësuar atë si pjesë të vizionit të Rilindjes për “Kryeqytetin e Veriut”.
“Mirëmëngjes! Dhe me kantierin e Parkut të Hyrjes së Shkodrës, që po merr formë çdo ditë e më shumë, nga një territor i pushtuar ndërtimesh pa leje në një shembëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për Kryeqytetin e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri.
Top Channel