Skënderbeu u bë skuadra e parë që i dha lamtumirën Kategorisë Superiore, duke iu rikthyer në të parën pas plot 13 vitesh plot lavdi, ku përveç shumë trofeve, ia doli të luanë dy herë edhe në grupet e Europa League.

Një nga personat që e ka vuajtur më së shumti këtë rrëzim, ka qenë padyshim kapiteni Vangjel Zguro, i cili ka zgjedhur një mesazh prekës për t’u përshendetur edhe me shokët e skuadrës.

“Kështu do ju mbaj mend, të bashkuar. Jeni një ndër grupet më të mira që kam parë. Keqardhje që gjërat erdhën kështu, ju u bëtë pjesë e jetës sime, ju dua pafund vëllezërit e mi.
Jam i sigurt që të gjithë pa përjashtim keni një karrierë të gjatë para, kjo duhet t’iu bëjë më të fortë. Po shkruaj dhe po qaj. Ju dua cuna. Forca Skënderbeu. Faleminderit për çdo gjë. Gjithmonë mirënjohës”, shkruan Zguro./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA