Tetë milionë ukrainas janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre prej sulmeve ruse, deri tani.

Sipas Agjencisë së Emigracionit të Kombeve të Bashkuara, shifrat përfaqësojnë një rritje prej 24% krahasuar me shifrat e para të zhvendosjes së brendshme të publikuara më 16 mars.

Pothuajse gjysma e atyre njerëzve po mendonin të zhvendoseshin përsëri pasi lufta vijon të shkatërrojë qytetet,  shkruhet në raport.

Më shumë se 2.7 milionë ukrainas janë kthyer në shtëpi.

Raporti zbuloi gjithashtu se dy të tretat e njerëzve kishin nevojë për para për të mbijetuar në mesin e të zhvendosurve.

Kujtojmë se shumë prej bankave nuk funksiononin që në ditët e para të sulmeve në qytete duke krijuar vështirësi në marrjen e shumave monetare që ukrainasit kishin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA