Vendi ynë ka shënuar ulje drastike të rasteve me COVID në 24 orët e fundit, ku rezultuan të infektuar vetëm gjashtë persona.

Në 24 orët e fundit nga 407 testime rezultuan ozitivë me COVID19  3 qytetarë në Tiranë, 1 në Fier, Delvinë, Vlorë.

Janë 258 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,617 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.

Statistika (09 Maj 2022)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 407

Testime totale 1,813,289
Raste pozitive 275,372
Raste të shëruara 271,617
Raste Aktive 258
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 168
Fier 26
Vlorë 22
Shkodër 8
Durrës 8
Lezhë 8
Korçë 6
Elbasan 5
Berat 3
Kukës 2
Gjirokastër 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA