Mjeti luksoz kaloi me semafor të kuq/ Detaje nga aksidenti i rëndë në Tiranë, “G-Class” i përplasi në vija të bardha

08/05/2022 14:11

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku si pasojë e një aksidenti mbeti i plagosur një çift, së bashku me foshnjën e tyre 3-muajshe.

Mësohet se në momentin e aksidentit, mjeti luksoz i tipit “G Class” me drejtues Ajas Sulejmeni, 39 vjeç, ka qenë me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë ne vijat e bardha, teksa semafori ishte me të kuq.

Çifti, që për dore kishin karrocën me foshnjën e tyre, ishin duke zbatuar të gjitha rregullat, pasi ishin në vija të bardha dhe me semaforin që iu jepte përparësi.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, të tre përfunduan në spital, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA