Zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës për rastin e Albana Saliçe, 51 vjeçares që humbi jetën në Korçë
Mjeku Çelnik Fetallari ka deklaruar para uniformave blu se zonja ka ardhur në urgjencë për të marrë mjekim pasi nuk ndihej mirë.
“Erdhi në urgjencë me dhimbje gjoksi. I bëmë të gjitha kontrollet. I bëmë EKG e zemrës, i doli shumë mirë. Skishte probleme. Edhe në analizat, doli mirë. Nuk kishim pse ta mbanim në spital pasi u qetësua.”
Mësohet se shefi i urgjencës të ketë mohuar faktin e dhënies të ndonjë injeksioni sicc u shpreh bashkëshorti i viktimës. Më konkretisht ai nuk ka folur për asnjë injeksion ose gjilpëre të bërë ndaj viktimës. Dyshimet paraprake për vdekjen e 51 vjeçares lidhen me problemet kardiake, dhe faktin që ajo mund të ketë pësuar infarkt.
Top Channel