Dëshmia e rëndë e Amber Heard ka sjellë një përballje të tensionuar me Johnny Depp. Teksa 36 vjeçarja po akuzonte  Jonnyn se e kishte sulmuar seksualisht me një shishe pije alkoolike dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste në mars të vitit 2015 në Australi, ai është ngritur në këmbë dhe ka tentuar t’i afrohet.

Sipas Daily Mail, Heard dridhej dhe dukej e tmerruar, ndërsa bënte hapa prapa, ndërsa sigurimi dhe zyrtarët e gjykatës ndërhynë menjëherë, duke e paralajmëruar Deppin atë të qëndronte larg.

Aktori i “Pirates of the Caribbean” më pas u largua dhe buzëqeshi.

Gjatë dëshmisë së Heardit, Depp është parë i përkulur mbi një bllok shënimesh ku ai shkruante  dhe bënte shkarravina.

Para takimit të tensionuar, aktorja dëshmoi se Depp e kishte sulmuar seksualisht dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste, në atë që ekipi i tij mbrojtës e quajti ‘performanca e jetës së saj’.

Sulmi i supozuar sipas Amber ndodhi në mars të vitit 2015 në Australi në shtëpinë e tyre me qira ku ai jetonte gjatë xhirimeve të “Pirates of the Caribbean 5”.

 

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA