Një zjarr ka shkrumbuar banesën e Fatmir Shehut në lagjen nr 5 në qytetin e Memaliajt.

Njëri prej katër anëtarëve të familjes Shehu ka pësuar dëme të lehta prej flakëve ndërsa dëmet materiale janë serioze me gjithë ndërhyrjet e ekipeve të zjarrfikësve.

Të katër anëtarët e familjes Shehu janë shoqëruar  për në Spitalin e Tepelenës për kurim të mëtejshëm. Sipas grupit hetimor, zjarri në banese është shkaktuar nga një qiri i ndezur në dhomën e gjumit.

Kryefamiljari i familjes Shehu rezulton i humbur prej disa muajsh ndërsa katër pjesëtarët e tjerë kanë probleme të shëndetit mendor. Që prej ditës së sotme familja ka ngelur edhe pa banesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA