Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja me thikë në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se viktima dhe autori ishin duke konsumuar alkool në një lokal ku ndodhi krimi.

Mësohet se autori Ligert Dhimitri, 37 vjec, ka qëlluar disa herë me thikë 60-vjecarin Ilir Kapo, duke i shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA