Gjumi, ekspertët: 8 orëshi, “një mit”, nuk nevojiten aq!

06/05/2022 12:38

Rregulli i artë deri më sot ka qenë se një natë e plotë me gjumë do të thotë tetë orë për të rriturit.

Por kjo mund të mos jetë më e vërtetë, pasi njerëzit arrijnë një moshë të caktuar, thotë nje ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë. Ata kanë zbuluar se shtatë orë mund të jenë koha ideale e gjumit për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar.

Në studimin e botuar në revistën “Nature Aging”, studiuesit thanë se shtatë orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor. Pjesëmarrësit në studim raportuan sjelljet e tyre të gjumit dhe gjithashtu iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me mirëqenien dhe shëndetin e tyre mendor.

Ata iu nënshtruan një sërë ushtrimesh që lidheshin me aftësitë konjitive, të cilat testuan shpejtësinë e tyre të përpunimit të informacionit, vëmendjen vizuale, kujtesën dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Personat që kishin pasur shtatë orë gjumë të pandërprerë, patën rezultatet me të mira. Por duke qenë se 94% e pjesëmarrësve në hulumtim ishin të bardhë,  është e paqartë nëse rezultatet janë të vërteta për njerëzit me ngjyrë dhe prejardhje të tjera etnike ose kulturore.

Top Channel