Fitorja e arritur nga Boca Juniors në La Paz kundër Always Ready (0-1) në Copa Libertadores është pasuar nga polemika pas ankesës së së bërë nga ekipi vendas për disa dhurata të supozuara që klubi argjentinas u kishte bërë gjyqtarëve peruanë para ndeshjes.

Faqja argjentinase “Doble Amarilla” i konfirmoi këto fakte përmes versionit të presidentit të klubit bolivian, Andrés Costa, shoqëruar me disa video që shtypi i bëri publike. Pamjet tregojnë oficerët e policisë duke sekuestruar disa çanta të klubit të Boca me veshje zyrtare. Fakti i veçantë është se “Conmebol” ndalon në mënyrë kategorike bërjen e dhuratave për gjyqtarët e caktuar për ndeshjet e futbollit, rregull që Boca duket se e ka shkelur.

Imazhet u bënë publike gjatë pjesës së dytë të ndeshjes që Boca e fitoi me një penallti shumë të dyshimtë.

Në video shihet policia në dhomën e zhveshjes duke hapur çantat dhe nxjerrë dhuratat. Andres Costa shpjegoi se “ka pasur dhurata nga Boca në dhomat e zhveshjes dhe policia po merret me të”. Presidenti më vonë tha se do të kërkojë një përballje me arbitrat por nuk do të kërkojë pikët në tavolinë./supersport

Top Channel