“Hitleri kishte gjak hebre”, Putin kërkon falje për deklaratën e Lavrov

05/05/2022 22:47

Presidenti rus, Vladimir Putin, kërkoi falje për komentet e ministrit të tij të jashtëm, Sergei Lavrov, i cili pretendoi se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje.

Lajmin e konfirmoi  kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, i cili tha se pranoi faljen dhe falënderoi Putinin për sqarimin e pozicionit të tij.

Në një intervistë me një TV italian në fillim të kësaj jave, Lavrovit iu kërkua të trajtonte se si Rusia mund të thoshte se duhej të “denazifikonte” vendin kur presidenti i saj, Zelenskiy, është hebre.

Lavrov u përgjigj:

“Për sa i përket argumentit të [Zelenskiy] se çfarë lloj nazifikimi mund të ketë kur ai është hebre, nëse më kujtohet mirë dhe mund të jem i gabuar, Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre. Nuk do të thotë asgjë fare”.

Vërejtjet ndezën një grindje diplomatike me Izraelin, një nga vendet e pakta perëndimore që ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj dhe nuk ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA