Fotot/ Kaluan javë të tëra nën bunkerë, të evakuuarit nga Azovstali mbërrijnë në Zaporizhzhia

03/05/2022 16:47

Rreth 101 persona janë evakuuar me sukses nga fabrika e çelikut Azovstal, ka konfirmuar një zyrtar i OKB-së.

Ata thanë se shumica e të evakuuarve mbërritën në Zaporizhzhia, ku po marrin ndihmë humanitare.

Falë operacionit, 101 gra, burra, fëmijë dhe persona të moshuar më në fund mund të largoheshin nga bunkerët poshtë Azovstalsteelworks dhe të shihnin dritën e ditës pas dy muajsh,” tha OsnatLubrani, koordinatori humanitar i OKB-së për Ukrainën.

Midis tyre ka edhe disa të plagosur, thuhet në një deklaratë.

Disa nga civilët kanë qenë brenda fabrikës së çelikut që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Ndërkohë, ka një numër civilësh ende të bllokuar brenda fabrikës së çelikut.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel