Këngëtarja Katy Perry u rrëzua nga karrigia gjatë transmetimit direkt të programit “American Idol”, teksa kishte veshur një kostum të sirenës së famshme të filmave vizatimorë, Ariel.

37-vjeçarja ka pasur probleme me ecjen për shkak të kostumit të ngushtë, për këtë arsye ajo është ndihmuar nga kolegët e tjerë Lionel Richie, Luke Bryan dhe Ryan Seacrest, sipas Daily Mail.

Moderatori Ryan filloi të prezantojë garuesin e parë të mbrëmjes, por u ndërpre në mes nga zhurma e një përplasjeje në tokë.

Pak çaste më pas kamera tregoi Katyn të rrëzuar me bishtin e saj të sirenës të ngritur në ajër.

Luke qeshi me Katyn, përpara se të bashkohej me Lionelin dhe Ryanin për ta ndihmuar atë të ngrihej.

Pas këtij incidenti publiku shpërtheu me brohoritma mbështetëse për këngëtaren, e cila filloi të buzëqeshte.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA