“1 Maji”/ Në Bulqizë as festohet, as protestohet më! Në qytet kanë mbetur vetëm ish-minatorët

01/05/2022 11:44

1 Maji në shumë vende përkujtohet si Festa e Punëtorëve, që synon angazhimin e Lëvizjes sindikale me vështrim ekonomike.

Vite më parë në  Bulqizë festohej me aktivitete të ndryshme por edhe me protesta paqësore.

Ndërsa sot, qyteti i Bulqizës është i zbrazur. Të vetmit që sheh në qytet janë ish-minatorët, ndërsa të rinjtë janë larguar.

Ish-minatorët shprehen se dita e 1 Majit duhet të ishte me aktivitete të ndryshme nga ana e  bashkisë, “por sot ndjehemi të shtypur si klasë punëtore”, thotë Ferit Sina.

“Kam punuar 40 vjet në minierë ku kam lënë njërën dorë dhe njërin sy në minierë dhe sot marr një pension qesharak.  Ndihemi të zhgënjyer që sot në Bulqizë nuk festohet dhe as protestohet për të drejtat e punëtorëve”, shprehet ish-minatori.

 

 

 

Top Channel