Kuvendi Kombëtar i “Rithemelimit”/ Gazment Bardhi: Akt përçarës, interesi i Berishës është ndërtimi i një partie personale

29/04/2022 18:49

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar më anë të një postimi në ‘Facebook’ në lidhje me Kuvendin Kombëtar që do tëmbahet ditën e nesërme nga grupi i Rithemelimit.

Bardhi u shpreh se ky është një akt përçarës që ka për qëllim të nxisë armiqësitë ndaj anëtarëve të PD-së dhe të ndërtojë një parti personale për interesat e Berishës.

Ai tha se interesi i demokratëve është bashkimi dhe ndërtimi i strukturave të tilla nga baza në qendër është një akt turpi për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.

Kuvendi pritet të nisë në orën 10:00 ndërsa votimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar parashikohet të nisë në orën 14:00.

Kuvendi do të propozojë ndryshime statutore dhe do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar. Mësohet se Kuvendi do të ketë 20 folës, prej të cilëve figura të rikthyer në PD, themelues, personalitete nga jashtë dhe të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA