Në një seancë maratonë, Prokurori Arjan Ndoja i është përgjigjur akuzave për shkelje nisur nga konstatimet e gjetura ndaj tij nga KPK dhe ONM.
Prokurori Ndoja ka sqaruar rast pas rasti hetimet e ndjekur prej tij e ku akuzohet për lidhje me persona të botës së krimit apo shkelje të etikës.
Pjesë nga argumentet e mbrojtjes së Prokurorit Ndoja para vettingut:
Rasti i shtetasit Ç.K më është thënë se nuk kam sjellë akti. Unë them se nuk mund të fillojë procedim penal, është bërë ankimim, dhe nisëm kryerjen e veprimeve. Në vendime përshkruhet qartë. E kam vuajtur mbi shpinë në kohën kur kam qenë avokat, dhe për çdo rast ua vë dosjen në dispozicion avokatëve. Në rastin konkret nuk ka mundësi të thuhet se nuk kam ndihmur në aspektin juridik në dhënien e kopjeve të akteve. Në fund ai nuk ka bërë ankim. Dashamir Bakllava, edhe dashamirës edhe …. Nga mbiemri duket se ka nivel shumtë të lartë shërbeti. Nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me një sipërfaqe toke. Nuk kam asnjë të dhënë. Kam pyetur avokatin R.M, nëse ka patur një rast të tillë me filan gjyqtare. Edhe në gjykatë nuk ka informacione të tilla me këto të dhëna. Informacioni në këtë rast është i paplotë, për një sipërfaqe tokë në Durrës.
Për shtetasin E.Sh, më del në të dyja rastet edhe për dhunim banese dhe mospagim taksash, keni vendimet e gjykatave ku është dënuar në shkallën e parë ndërsa në apel, ka dalë i pafajshëm.
Shtetësja N.U thotë se ka patur procedime ndaj meje, është nga ato që del para gjykatave dhe prokurorive që shan, për fat të mirë ndaj meje nuk e ka bërë diçka të tillë. Një nga personat e përfshirë në proces, të infektuar me hiv, forma për ta shorehur shqetësimin ishte duke bërtitur në rrugë, zonja tjetër e padit.
Nuk kam asnjë procedim me këtë shtetase si prokuror. Do kishte ankim në gjykatë, dhe kjo e fundit ka kthyer përgjigje se nuk ka asnjë rast procedimi ndaj meje. Pyetini të gjithë subjektet e durrësit, janë fakte juridike, që bëhen palë për shkak të gjykimit politik.
Më është thënë se kam shkelur etikën, se në fund të një shkrese pa asnjë të dhënë protokollare kam shkruar në shkrim dore, për caktim mase sigurimi për drejtorin e ashk, i katërti i arrestuar, se janë arrestuar dhe 3 të tjerë para tij. Më ra mua barra të tregoj se ka vepër penale. E kanë marrë të tjerë që e kanë pushuar. Më thuhet se jam treguar jo etik me çfarë kam shkruar. Masat e sigurimit merren edhe në mungesë të subjektit dhe janë të ksrakterit sekret.
Kur arrestohet personi bëhet verifikimi i kushteteve. Unë e dorëzoj shkresën, nuk e nënshkruaj, e lënë dhe të nesërmen, bëj një kërkesë të re. Është artificë kot, me pretekste se nuk janë në punë. Kush e vlerëson këtë, gjykata. Ajo e gjykoj të ligjshme, e ndryshoj apeli, është qëndrimi i saj.
Harrojeni se Arian Ndoja do jetë viktimë përballë çdo lloj fakti. Përballë kriminelëve përballë kujto, ata kanë ardhur tek unë, s’kam vajtur unë nga ata. Më ka kënaqur fakti që zv/kryeministri i kohës, një njeri më i shkurtër fizikisht se unë ka arritur të më nominojë dhe jo ta bëjë ndaj atij që ishte kryetar i opozitës që është burrë më i madh dhe më i zoti se unë.
Top Channel