Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.
Sot është mbajtur rivotimi në “lagjen e Strukarëve” në Tërnoc pasi ishin konstatuar shumë parregullsi të shfaqura në këtë vendvotim më 3 prill.
RTV Presheva raporton se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, ka marrë 686 vota.
Kamberi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, falenderon qytetarët që e votuan për të përfaqësuar shqiptarët në kuvend.
“Unë do të vazhdoj të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim”, shkruan deputeti.
Postimi i plotë:
Faleminderit pafund
Qytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve.
Njëzëri.
Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë.
Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar.
Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë – që mundësuan realizimin e votës së lirë.
28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë.
Unë do të vazhdoj të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim.
Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët.
Faleminderit!
Bashkë ia dolëm.
Top Channel