Vrasja e dyfishtë për konflikte pronësie në Lezhë, Aleksandër Përdoda dënohet me burgim të përjetshëm

27/04/2022 16:57

Aleksandër Përdoda është dënuar me burgim të përjetshëm për për vrasjen e Kol Murranit dhe Preng Simoni në prill të vitit 2020, krim që dyshohet se e kreu në bashkëpunim me të vëllanë.

Hetimet ndaj vëllait, Edmond Përdodës vazhdojnë ende. Perdoda u arrestua nga një operacion i policisë së Lezhës disa muaj më parë, në banesën e tij në Lalm të Ri, pas rreth 2 vitesh në arrati. Ai është dënuar edhe më parë në Greqi  për vrasje dhe në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Ndërkohë, për 35-vjeçarin Agron Lushi që akuzohej si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Prengë Simoni, u dha pafajësia.

Ai ka qëndruar 14 muaj e 14 ditë në burg, ndërsa mbi të rëndonin akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim. Lushi asnjëherë nuk e pranoi krimin, ndërsa qe nga 27 prilli i 2020 kur edhe ndodhi ngjarja ka kërkuar qe ti hiqet akuza ndaj tij.

Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA