40 vende për Ukrainën/ Austin: Të ecim me shpejtësinë e luftës, askush nuk e do një konflikt bërthamor

26/04/2022 18:36

‘Nuk kemi kohë për të humbur, duhet te ecim me shpejtësinë e luftës’, tha sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin pasi përfaqësuesit e më shumë se 40 vendeve u mblodhën sot në Gjermani, një takim i organizuar nga SHBA për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Puna që kemi bërë së bashku në kohë rekord ka bërë një ndryshim të madh në fushëbetejë. Presidenti Zelensky e bëri të qartë këtë kur e takuam të dielën. Takimi ynë i sotëm u fokusua në arsyen pse javët që vijnë  janë përcaktuese në atë që po ndodh në Ukrainë“, tha Austin.

Ai tha se në mënyrë që lufta në Ukrainë të marrë fund, duhet që presidenti Putin të vendosë sa më parë për këtë,

Mendoj se hapi i parë është ti japim fund këtij konflikti dhe këtë duhet ta bëj Putin,sepse ai e nisi të gjithën dhe pastaj mund të ulemi në një tavolinë negociatash”.

I pyetur se nëse është i shqetësuar për  kërcënimet nga Rusia për përdorimin e armëve bërthamore si rezultat i ndihmës që ata po i  ofrojnë Ukrainës në armë, ai  tha se kjo lloj retorike është e rrezikshme e se në të gjitha rastet “të gjitha palët humbasin” në luftë bërthamore, duke shtuar se SHBA-ja nuk do të angazhohen në sulme të tilla.

Sekretari amerikan i mbrojtjes përgëzoi gjithashtu veprimin e  Gjermanisë se do t’i dërgojë Ukrainës 50 mjete të blinduara kundërajrore.

Austin tha se aleatët do të takohen çdo muaj për të diskutuar strategjinë e luftës në Ukrainë.

 

Top Channel