Shqiptarët në Francë “hapin” shampanjë, të çliruar nga fitorja e Macron

25/04/2022 19:49

Rizgjedhja edhe për 5 vite të tjera e Emanuel Macron, presidentit francez  në largim, gëzoi mbi të gjitha emigrantët shqiptarë.

Edhe pse pjesëmarrja ishte më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, e që mes  francezëve kishte të pakënaqur nga qeverisja e tij, ndryshe nga ta, në përgjithësi shqiptarët që jetojnë atje pozicionohen “ Team Macron”. Sipas tyre, me fitoren e Emanuel Macron ka fituar kampi i Francës së lirë, jo kampi I ekstremit të djathtë që paralajmëronte izolimin e Francës.

“Padyshim që zgjedhja e Macron u prit pozitivisht prej meje, sic ma merr mendja është pritur nga gjithë të huajt që jetojnë në Francë, kjo për të vetmen arsye sepse politikat e tij janë tepër të hapura për mbështetjen e të huajve.  Gjithashtu mendoj se edhe për vetë francezët ishte dicka që u prit me lumturi duke qenë se sipas tyre ishte e keqja më e vogël që mund t’I ndodhte Francës përballë kundërshtarëve politikë” tha studentja Venera Duka

Kishte programe politike nga më fashistet deri te më realistët. Kandidatët e ekstremit të djathtë Eric Zemmour dhe Marine Le pen propozuan madje edhe që të krijohej ministria e depërtimit të të huajve, të ktheheshin aty ku kishin lindur. Apo le pen deklaroi se francezët me dy nënshtetësi nëse nuk hiqnin dorë nga nënshtetësia e vendit të origjinës nuk do të lejoheshin të punonin në institucione publike! Ndaj në këtë rrëmujën e programave njerëzit zgjodhën programin më normal, kandidatin më normal që nuk synonte mbylljen e Francës”.- tha pedagogu Nezir Kraki

Venera Duka vajza shqiptare që studion për drejtësi në universitetin Paris Nanterre, në të njëjtin institucion që përfundoi arsimin bachelor për filozofi  edhe presidenti I rizgjedhur Macron,  ka përjetuar përgjatë fushatës elektorale frikën dhe rrezikun se mos drejtimin e Francës e merrte Le Pen e cila qartazi ishte kundër emigrantëve.

“Frika ishte edhe më e madhe , kërcënimi i vazhdimësisë së studimeve shprehej qartë në programet politike të Le pen”.- tha ajo

Ndërsa Nezir Kraki pedagogu shqiptar që jeton prej 15 vitesh në territorin francez ka festuar në shesh me Macron për të ardhmen e sigurt të Francës së lirë.

“Unë jam për Francën poetike, romantike, Francën e lirë. Që Viktor Hygo e ka cilësuar Franca është nëna e madhe e Europës . Nuk mund të pranonim që të çmendej Franca e të ndryshonte … “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA