1 vit nga zgjedhjet parlamentare opozita ndodhet në udhëkryq, ndërsa mazhoranca duket se po qeveris e pashqetësuar. Në analizën politike të Ben Andonit rezultati zgjedhor tregoi jo vetëm dështimin e strategjisë së PD-LSI për të ardhur në pushtet, por nxori në pah edhe krizën e thellë të partive të opozitës.
“PO e lënë vendin pa opozitë nuk po arrijnë të kuptojnë përgjegjësinë e madhe që kanë. Problem shumë i madh është kriza e PD, e cila më shumë sesa forca e socialistëve vjen nga përpjekja e tyre për krijimin e një identiteti, nën zotërimin e z Berisha. PD, në mendimin tim është një parti që e ka mbyllur ciklin e vet, shoh shumë pak mundësi që te ringrihet jo thjesht prej sensit non-grata të Sali Berishës, por sepse është parti që i mungon fasha ideologjike ku drejtohet. LSI po ashtu e mbylli ciklin e vet se ishte një parti tejet klienteliste, dhe arritëm deri në zgjedhjet e 6 marsit e dhanë partine e tyre me qera.”– tha analisti Ben Andoni.
LSI ndihmoi Berishën në zgjedhjet e 6 marsit, por u divorcua me zhurmë me Bashën pas humbjes së 25 Prillit.Por, kampi opozitar pritet te tronditet sërish nga një lëvizje e re.
“Çarja mes LSI dhe PD është e pariparueshme dhe në sfond kemi një levizje të re opozitare të drejtuar nga zoti Meta, i cili mesa duket do rikuperojë gjitha çarjet dhe plagët që ka krijuar PD që pas shpalljes non grata’ tha Aristir Lumezi.
“Mendoj se Meta e ka mbyllur ciklin, sepse smund të shkosh nga presidenca të shkosh kryetar i një partie që është fashitur krejt dhe nuk ka kredo më për një parti që është mirëfilli parti familjare. Zoti Berisha dhe zoti Meta kanë shumë gjëra që duhet të zgjidhin me të shkuarën.”– tha Ben Andoni.
Por, e shkuara e demokratëve është Sali Berisha, i cili ka treguar se nuk ka ndërmend te largohet lehtë.
“Nje brez i ri i sotëm i demokrateve duhet të tregojë një përfaqësim tjetër nga ai zotit Berisha. Zotit Berisha i përket së shkuarës. Me një lider të ri. Edhe nuk është e vështire të zgjedhësh një njeri mes atyre që janë por të paktën te ketë një barazlargim nga këto dy personazhe (Berisha dhe Basha) dhe te shikoje problematikat qe përballet sot PD.’ Tha Ben Andoni.
“Nuk besoj do kemi parti të re nga PD, demokratët do mbeten tek kjo parti. Ata janë të dënuar të jenë bashkë, por problematike do jetë lidershipi dhe raporti i tij me SHBA.”- tha Lumezi.
E pikërisht tek raporti i Partisë Demokratike me SHBA, duket se analistët bashkohen.
“E lashe për në fund për të thënë që shqiptarët janë lodhur nga pjesa me dy standarte e zotit Berisha.” –tha Andoni.
Top Channel