Me preteksin se i kanë bllokuar llogaritë bankare në Zvicër, 30 vjecari nga Kosva, Qerim Krasniqi ka futur në ‘grackë’, pronaren e një hoteli në Tiranë, për t’i marrë më pas shumë të konsiderueshme parash, duke i premtuar se do ia kthejë të gjitha njëherësh.
Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar për Top Channel, dosjen hetimore të 30 vjecarit nga Kosova i vënën tashmë në pranga për mashtrim. Në dosje thuhet se Krasniqi ka qëndruar për një kohë të gjatë në hotelin e gruas nga Tirana, ata krijuan një lidhje të ngushtë miqësore, dhe gruaja thotë se e është përkujdesur për të edhe gjatë pandemisë, pasi u prek nga Covid 19.
“Në muajin gusht ky shtetas, i ka kërkuar kallëzues në formë borxhi një shumë prej 50 mijë euro me justifikimin se i kishin bllokuar llogaritë bankarë në Zvicër dhe është lutur që ta ndihmonte, shumë të cilën kallëzueja ia ka dhënë. Qerim Krasniqi i ka kërkuar sërish shuma të ndryshme monetare në vlerat 28 mijë euro, 20 mijë euro si edhe një shumë prej 6 mijë euro. Sipas kallëzueses shumë totale arrin në vlerën e 135 mijë euro. Kallëzuesja i ka kërkuar 30 vjecarit ti kthejë lekët, por ai i ka thënë se do ia kthente të gjithë shumën bashkë, pasi së shpejti do i hapej llogaria bankare” thuhet në dosjen hetimore. Pronarja e hotelit thote se komuniket kanë vijuar për një kohë të gjatë me 30 vjecarin nga Kosova, ndërsa në dhjetor ai ka ndërprerë cdo lloj komunikimi.
30-vjecari nga Kosova u ndalua të premten e kaluar, ku është marrë në pyetje teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Ai ka pohuar se i ka marrë një shumë prej 85 000-87000 euro gruas në fjalë dhe se këtë shumë e ka investuar në bursë (FOREX). Ai thotë se investimin e ka kryer te një shtetas nga Maqedonia e Veriut të cilin e njeh me emrin Rinor.
Në dëshminë e tij ai ka rrëfyer se i ka marrë edhe një shumë të konsiderueshme parash një mjekeje.
“ Gjithasht është shprehur se i ka marrë një doktoreshe me emrin Imelda një shumë prej 500 eurosh pasi isha në kushte të vështira ekonomike dhe nuk ia kam kthyer këtë shumë monetare” thuhet në dosjen hetimore.
Top Channel