Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fashtin Shtiqen të Kukësit, ku 56-vjeçari Emerli Murtati pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin Festim Axhami 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.

Pas plagosjes policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit, duke i sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori.

I plagosuri shtetasi Festim Axhami ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel