Liverpooli i bëhet “ferrë” City-t, Robertson dhe Origi ndëshkojnë Evertonin

24/04/2022 22:13

Leverpooli dhe Manchester City vijojnë betejën kokë më kokë për titullin e Premier League-s. Fitores së thellë 5-1 të Citizens një ditë më parë ndaj Watfordit, “The Reds” iu përgjigjën me suksesin 2-0 në derbi ndaj Evertonit, që nuk mundi ta mbante deri në fund presionin e kundërshtarit.

Pjesa e parë në “Anfield” u mbyll me rrjeta të paprekura, por Liverpooli e zhbllokoi takimin në minutën e 61-të me Robertson, pas topit të marrë nga Mohamed Salah. Ndeshja gjithsesi mbeti e hapur deri në momentin kur skuadra e Jurgen Kloppit shënoi të dytin me Origin në minutën e 85-të, i asistuar nga Diaz.

80 pikë ka grumbulluar Manchester City, 79 Liverpooli, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në mbyllje të kampionatit. Sipas të gjitha gjasave, titulli në Premier League do të vendoset me “fotofinish”.

Top Channel