Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez para disa ditësh kanë kaluar momente dramatike, pasi morën lajmin e hidhur për vdekjen e një prej foshnjave që prisnin.

Me një foto familjare, ylli i futbollit dhe partnerja e tij na prezantuan me pjesëtaren më të re të familjes.

Krahas postimit Ronaldo ka falenderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë momenteve të vështira që kaluan.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi. Gio dhe vajza jonë e vogël janë më në fund me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën që sapo kemi marrë në këtë botë”, ka shkruar Ronaldo.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA