Zelensky: Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë ndihmë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike nga lufta

21/04/2022 22:29

Presidenti i ukrainas Volodymyr Zelensky tha ditën e sotme se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj ndihmë financiare për të kompensuar humbjet ekonomike nga lufta.

Në një fjalim virtual nga një forum i Bankës Botërore, Zelenksy u shpreh gjithashtu se do të duheshin “qindra miliarda dollarë” për të rindërtuar vendin e tij më vonë.

Sipas CNN, ai tha se çdo vend duhet të jetë i përgatitur të prishë marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa Moska duhet menjëherë të përjashtohet nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Zelensky e mbylli këtë fjalim me shpresën që takimi i radhës do të zhvillohej në një nga qytetet ukrainase që ishte rindërtuar me mbështetjen e FMN-së dhe Bankës Botërore.

Top Channel