Lazio do të ketë një përballje të vështirë këtë të diel, ndërsa do të ndeshet në orë 20:45 me kryesuesit e Seria A Milanin.

Teksa ndodhet përpara kësaj sfide trajneri Mauricio Sarri është trembur, pasi portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha nuk i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Një alarm për portier për teknikun, i cili në dispozicion për momentin ka vetëm Adamonis, i cili është rikthyer këtë të enjte në grup.

Mediet italiane shtojnë më tej se Sarri do duhet të hedh sytë nga skuadra Primavera, pasi përveç Strakoshës ka pasur mungesën edhe të gjashtë lojtarëve të tjerë. I vetmi lajm i mirë për teknikun, përveç rikthimit të Adamonis është edhe ribashkimi me grupin i Luiz Felipes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA