Biden merr vendimin: SHBA do të ndalojë anijet ruse nga portet e saj

21/04/2022 17:09

SHBA do të ndalojë anijet që kanë lidhje me Rusinë nga portet e saj.

Në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA Joe Biden tha se SHBA po ndalon anijet e lidhura me Rusinë nga portet e saj, si një masë për të “rritur presionin ndaj Putinit”.

Asnjë anije që lundron nën flamurin rus, ose që është në pronësi ose operim nga interesat ruse, nuk do të jetë në gjendje të ankorohet në një port të SHBA ose të hyjë në brigjet tona. Asnjë, asnjë,” thotë ai.

Më herët, Biden njoftoi një paketë të re ndihme për Ukrainën, prej 800 mln dollarësh.

Top Channel