Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon takime veçmas me Putinin dhe Zelenskyn

20/04/2022 20:21
UN Secretary-General Antonio Guterres speaks during a press conference at the United Nations headquarters in New York City on February 22, 2022. - Guterres on Tuesday urged Russia to fully comply with the global body's charter, condemning Moscow's recognition of the "independence" of two breakaway Ukrainian regions. (Photo by ANGELA WEISS / AFP) (Photo by ANGELA WEISS/AFP via Getty Images)

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka kërkuar një takim të veçantë presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Ukrainë ku do të diskutojnë nevojën urgjente për arritjen e paqes.

Sipas një deklarate nga zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric, Guterres do të diskutojë me lierët ukrainas dhe rusë hapat urgjent për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare.

Zëdhënësi vuri në dukje se Guterres është në pritje të përgjigjeve nga qeveritë ruse dhe ukrainase për një kërkesë për një takim.

Dujarric tha se do të shoqëronte sekretarin e përgjithshëm nëse do të udhëtonte, por nuk bëri të ditur se kush tjetër do të shkonte.

Ai vuri në dukje se Guterres dhe presidenti rus Vladimir Putin kryqëzuan rrugët e tyre për një kohë të shkurtër në Pekin për Lojërat Olimpike Dimërore, por Putini ishte larguar para se të takoheshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA