Foto Ilustruese

Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në qytetin e Lezhës.

Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini.

Ndërkohë zjarrfikësit, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, që të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.

Në zyrat e noterisë janë djegur dhe dokumente me vlerë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

“Nga kqyrja paraprake, administrimi i të dhënave dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale në momentin e rënies së zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por janë dokumentacione që mund sigurohen përsëri”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA