28/12 21:03
Ushtria ruse ka sulmuar ditën e sotme rrethinën Osnovyansky të Kharkivit, ku pas disa orësh nga sulmet raportohet për dy persona të vdekur
Zëdhënësi i zyrës së prokurorit rajonal të Kharkiv Dmitry Çubenko, tha se në lidhje me sulmet është hapur një procedim penal dhe shtoi se viktima të sulmit mbetën një burrë dhe një grua. Sulmi u bë në një vend ku kishte parqe lojërash në afërsi të ndërtesave të banimit.
Ushtria ruse qëlloi gjithashtu mbi disa qendra mjekësore në Kharkiv, duke shkatërruar plotësisht dhe duke nxjerrë jashtë funksioni një ndër to.
“Tani ne po i transferojmë gratë që do të lindin në institucione të tjera mjekësore”, tha drejtori i qendrës.
Top Channel