Presidenti nga radhët e demokratëve? Balla: Opozita është e mirëpritur, por…

18/04/2022 14:07

Shqipërisë nuk i duhet një emër tjetër nga opozita aktuale për President, u shpreh socialisti Taulant Balla, i cili si arsye për deklaratën e tij thotë se “e kemi parë si e ka shpërdoruar detyrën Ilir Meta”.

Meta, është identikiti i duhur për të pasur të kundërtin. Ajo që kushtetuta ka thënë është që Presidenti duhet të jetë një autoritet mbi palët”.

Megjithatë, shton kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, opozita është e ftuar të paraqesë  propozimet e saj, për t’u diskutuar më pas në parlament.

Opozita nëse do të vijë me emër konkret nga radhët e tyre, është e mirëpritur dhe më pas të dialogojmë. Është dëshira jonë të zgjedhim një President me një konsensus sa më të madh”.

Balla është optimist kur thotë se “beson që në Shqipëri mund të gjejmë dikë që të marrë votat e të gjithë deputetëve”.

Nga nesër pritet të kemi emrat e parë të kandidatëve për President të Republikës. Në prononcimin për mediet, Balla tha se deputetët e maxhorancës do të dorëzojnë të martën zarfet me 3 emra për kandidatët e tyre për president.

Mandati i Presidentit Ilir Meta përfundon më 24 Korrik 2022. Procesin për zgjidhjen e Presidentit të ri po e udhëheq shumica e Edi Ramës përmes negociatorëve Balla, Gjiknuri e Spiropali.

Shumë drejtues socialistë, përfshirë Taulant Ballën, kanë deklaruar vitin e shkuar, se tashmë ka ardhur koha qe presidenti të dale nga kjo parti. Deputetët socialistë kanë afat të dorëzojnë emrat e tyre të preferuar deri më 29 prill.

Nga ana tjetër, zgjedhjet presidenciale kanë sjellë një betejë tjetër mes grupimeve opozitare. Disa ditë më parë Berisha i shqetësuar u shpreh se “Lulzim Basha ka thënë se do të jetë kandidat për president”.

Edhe nëse nuk është Basha si kandidat, emri i ardhshëm i presidentit mund të kalojë përmes votave të grupit të tij. Megjithëse humbi çdo betejë, brenda dhe jashtë partisë, Lulzim Basha sot ka disa deputetë të rreshtuar pas tij. Kaq numra do të mjaftonin që presidenti i ri të zgjidhej që në raund të parë. Vota për presidentin e Republikës do të jenë një test tjetër për vlerën reale të fitores së Sali Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA