Donbasi, rajoni që mbulon pjesën më të madhe të Ukrainës lindore, ka qenë vija e parë e konfliktit të Ukrainës me Rusinë që nga viti 2014.

Por tani njerëzit e saj, tashmë të përballur nga tetë vjet luftime, po përgatiten për një sulm edhe më intensiv.

Një  betejë e afërt për kontrollin  e territorit pritet të përcaktojë pushtimin e presidentit rus Vladimir Putin, pasi forcat e tij pësuan dështime të rënda në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën qendrore dhe veriore.

Të hënën, si zyrtarët ukrainas ashtu edhe Ministria ruse e Mbrojtjes kanë raportuar për veprime të gjera ushtarake në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.

 

 

Ndërkohë, imazhet satelitore kanë treguar  autokolona ushtarake ruse dhe njësi të rifurnizuara që lëvizin drejt Donbasit për një ofensivë në shkallë të gjerë.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Ukrainës ka paralajmëruar për një betejë të afërt, që sipas tij mund t’i ngjajë  Luftës së Dytë Botërore”.

Një fitore ruse në rajon do të tmerronte Perëndimin, por mund të shpëtonte qëllimet e luftës të Putinit, ndërsa një disfatë mund të çimentonte pushtimin e tij si një dështim historik.

Sido që të jetë, është pothuajse e sigurt që do të këtë akoma më shumë shkatërrime në rajonin e Donbasit, një vend historik dhe kulturor i rëndësishëm, afërsia e të cilit me Rusinë ka diktuar një pjesë të madhe të ekzistencës së saj të trazuar.

Ata që kanë jetuar në rajon e përshkruajnë atë si një qendër të pavarur dhe të ashpër të industrisë që ka mbetur në vëmenjde të forcave të jashtme për dekada të tëra.

Por valët e konfliktit atje që nga viti 2014 kanë shkatërruar qytetet e saj, dhe përgjatë vijës së saj të kontaktit ushtria ukrainase dhe ruse janë duke krijuar një fazë të re dhe të paparashikueshme të luftës.

Burimi: CNN

Top Channel